Bullgaria renditet e pesta me inflacionin më të lartë nga vendet e BE-së. Në bazë vjetore në muajin prill, inflacioni ishte 14.4 për qind, krahasuar me mesataren e BE-së prej 8.1 për qind, sipas një analize të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari të realizuar në lidhje me masat e qeverisë kundër krizës.
Vetëm Letonia, Çekia, Lituania dhe Estonia janë përpara Bullgarisë për sa i përket inflacionit. Por Bullgaria është ndër të parët në rritjen e çmimit të ushqimeve me 21 për qind. Vetëm Lituania është përpara saj me 22.1 për qind, ndërsa në Francë kjo rritje është 4.3 për qind, dhe mesatarja e BE-së është 8.9 për qind.
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..