Në 24 orët e fundit u regjistruan 182 raste të reja me Covid në vend, ose 134 më pak se një ditë më parë. 66.5 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina. 4.35 për qind e 5434 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 703 në 74 319. Në spitale u shtruan 35 pacientë të infektuar. 27 nga të sapo shtruarit ose mbi 77 për qind nuk janë vaksinuar. Pranimet në spital u ulën me 13 në 372. Në terapi intensive janë 35 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 3 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. 882 persona u shëruan.
Të martën u dhanë 600 vaksina.
Të premten , temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10°C, ndërsa në ultësira dhe lugina do të zbresin edhe nën 0°C; në Sofje do të jetë rreth 2°C. Në orët e paradites , në disa zona të..
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim..