Kompania shtetërore “Bullgargaz” i propozon rregullatorit energjetik që gazi të bëhet më i lirë me më shumë se 13 për qind nga 1 qershori. Çmimi i ri do të jetë 72.2 euro për MWh. Deri më tani gazi natyror shitej për 83.1 euro për MWh. Ndryshimi i propozuar e kthen çmimin e karburantit në vlerat që nga prilli, kur para “Gazpromi” rus të pezullonte furnizimet në Bullgari megavat-orë kushtonte 73.1 euro.
Propozimi i “Bulgargaz” iu dorëzua rregullatorit të energjisë më 31 maj dhe ende nuk është e analizuar nga ekspertët. Pas kësaj, procedura parashikon mbledhjen e hapur të komisionit për shqyrtimin e raportit të grupit të punës, ku paraqitet vlerësimi i rregullatorit për sasitë dhe çmimet e kërkuara.
Sipas një urdhërese, kjo procedurë duhej të përfundonte me dyer të mbyllura që më 1 qershor.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..