Në rajonin e qytetit Kazanllëk, i famshëm për masivët e trëndafilave vajdhënës dhe prodhimin e vajit të trëndafilit, më shumë se një shekull e gjysmë më parë i ashtuquajturi “sharllan” ose “sharllagan” - vaj i parafinuar i arrave me presion të ftohtë, ishte i pranishëm në çdo shtëpi. Njerëzit përdornin vajin e arrës si për ushqim ashtu edhe për ndriçim. Nxjerrja e tij, e njohur si jahnaxhijstvo, ishte shumë e përhapur, ndërsa në fshatin Enina në rajonin e qytetit Kazanllëk u bë një jetesë familjare për shumë breza.
Vaji i ullirit i importuar nga Azia e Vogël dhe Greqia ishte shumë i shtrenjtë, kështu që banorët sipërmarrës të fshatit Enina, së bashku me mullinjtë tipikë për zonat malore, ndërtuan edhe punishte për prodhimin e vajit të arrave (jahnaxhijnica) përgjatë lumit rural. Me kalimin e kohës, sharllani i arrave mori rrugën drejt tregjeve të mëdha të qytetit, madje kaloi edhe kufirin e Bullgarisë. Megjithatë, gradualisht, me përhapjen e vajit të lulediellit, zanati i prodhimit të vajit prej arrave (jahnaxhijstvo) pushoi.
Rastësisht ose jo, në fillim të pandemisë në vitin 2020, zanati i harruar u rikthye, falë Muzeut Historik “Iskra” në Kazanllëk.
“Ne e lidhim Bullgarinë shumë pak dhe aq më pak Luginën e Trëndafilave me këtë zanat kaq tipik për bullgarët - tha në një intervistë për BNR Stara Zagora Momçill Mlladenov, Drejtor i Muzeut Historik në Qytetin e Trëndafilave. - Që nga Rilindja, rajoni i Kazanllëkut ishte i pasur me plantacione arrash. Ata ishin aq mbresëlënës sa udhëtarët e huaj nuk e fshihnin admirimin e tyre për këta gjigantë prej druri dhe i quanin “pallate bilbilash”. Në fotografitë e ruajtura që kemi, mund të shihni se sa madhështore ishin në të vërtetë. Arrat që lindën këto pemë arre ishin të një cilësie të jashtëzakonshme.”
Teknologjia për nxjerrjen e vajit të arrës fillimisht ishte tërësisht doracake. Kalonte përmes përzgjedhjes së arrave më cilësore, të cilat piqeshin në furrë dhe më pas shtrydheshin midis dy dërrasave, të cilat fiksoheshin në njërin skaj dhe shtypeshin me dorë në skajin tjetër. Për shkak se nxjerrja e vajit ishte shumë e mundimshme, banorët e fshatit Enina filluan të përdornin gurë mulliri për të bluar arrat. Ata i vënin në lëvizje gurët e rëndë me gomarë ose kuaj, por më pas filluan të përdorin forcën lëvizëse të ujit, si në mullinj.
Arrat e bluara hollë hidheshin në një kazan në të cilin shtonin uji. Përzierja zihej derisa të trashej, pastaj hidhej në thasë leshi dhe vaji rridhte kur shtypej. Nga pjesa tjetër e masës përgatitën tahinin e arrave. Për të ruajtur cilësitë e tij deri në sezonin e ardhshëm të arrave, vaji ruhej në kavanoza të posaçme të gërmuara në tokë. Me zmadhimin e prodhimit, banorët e fshatit Enina filluan të hapin punishte të vajit të arrës në pjesën e madhe të Bullgarisë Jugore, dhe më të mëdhatë ishin në Stara Zagora, Kazanllëk dhe Pazarxhik. Pas Çlirimit u hap një nga punishtet më të mëdha dhe më prestigjioze në Sofje.
“Është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për ne dhe deri diku sfidë nga pikëpamja muzeore dhe kulturore ta gjurmojmë këtë proces si ekonomi dhe zhvillim të sipërmarrjes së vogël familjare. Në të vërtetë bëhet fjalë për arritje, gjë që dëshmon edhe një herë për iniciativën bullgare. Pas përhapjes së lulediellit, shumica e punishteve të quajtura “jahnaxhijnica” u riorganizuan për të prodhuar vaj luledielli, i cili nuk është aq i mundshëm për t’u prodhuar sa vaji i arrës. Prodhuesit ishin shumë të ndjeshëm ndaj tregut, duke kërkuar një vend në të cilin të zhvilloheshin.”
Prodhimi i vajit të trëndafilit dhe sharlanit të arrës plotësonin njëri-tjetrin - në muajt e pranverës përpunonin trëndafila, dhe në vjeshtë dhe dimër - arra. Pra, kishte mjaftueshëm fuqi punëtore për të dyja prodhimet. Ashtu si me prodhimin e trëndafilit, i cili u përcoll brez pas brezi, prodhimi i vajit të arrave (jahnaxhijstvo) ishte një zanat prestigjioz familjar. Familjet e mbanin emrin me dinjitet sepse mbanin cilësinë.
Përpilues: Darina GrigorovaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotot: Muzeu Historik “Iskra” – KazanllëkDita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..