Asnjë bullgar nuk mund të gabojë ngjyrat dhe pamjet e papërsëritshme, të cilat bien në sy në tablotë e Vlladimir Dimitrov – Mjeshtërit, një nga piktorët më të mëdhenj bullgar. Dhe si çdo mjeshtër gjenial, edhe ai lëri simbole dhe mesazhe të fshehura për brezat e ardhshëm që do të admirojnë dhe emocionojnë talentin e piktorit. Në të vërtetë tablotë e Mjeshtrit mbajnë frymën bullgare – të fshatit tonë, të natyrës bullgare, por temat e paraqitura në to janë mbarënjerëzore dhe përjetshme. Temat për luftën, për natyrën, për pastërtinë e njeriut – pikërisht ato e preokupuan mendjen e piktorit. Në qendrën e universit të tij Mjeshtri e vendos njeriun e thjeshtë dhe punëtor, të vendosur këmbën fortë mbi tokën bullgare. Siç vet ai thoshte përderisa ishte gjallë – “njerëzit bullgarë nga fshati – këta janë baballarë – patriarkë dhe nënë – shenjtore”.
Ashtu e shikonte dhe kështu e rikrijonte në veprat e tij. Si një ripohim i kësaj është historia e një nga veprat emblematike të Mjeshtrit. Tabloja “Gruaja e re nga fshati Shishkovci” siç e titulloi autori, në vitet 30-të të shekullit të kaluar u prezantua në një Bianale në Venecie. Prej aty u kthye me medaljen e artë dhe me emrin “Madona Bullgare”. Kështu njihet edhe tash – tabloja që mirëpret të gjithë ata që vijnë në galerinë “Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri” në qytetin Kjustendill.
“I jemi borxhli krijimtarisë së tij madhështore dhe asaj se sa e njeh bota. Rezulton se ne - bullgarët, dimë shumë më tepër për pikturat e Leonardo da Vinçit, mesazhet e tyre të fshehura, dhe nuk e kemi idenë se çfarë na ka lënë ky gjeni bullgar - Mjeshtri. Ai nuk është vetëm i yni, ai është një mjeshtër botëror i penelit” - thotë piktori nga qyteti Kjustendill Evgeni Serafimov, i cili gjithmonë ndalet me nxënës para pikturës “Madona Bullgare”, me imazhin e një vajze mes mollëve të kuqe dhe lulet e çelura. “Kjo është fytyra bullgare më e njohur në mesin e pikturave dhe kur themi grua bullgare, kjo është fytyra që bie në sy në mendjet tona”, thotë Evgeni Serafimov dhe na tërheq vëmendjen te mesazhet e koduara në pikturë:
“Në këtë tablo Mjeshtri pikturoi vashën Dafina Koteva, vetëm 14 vjeçe nga fshati Shishkovci. Është i rikrijuar me një fytyrë jashtëzakonisht të butë, të zbehtë, në sfondin e një natyre të ndritshme, intensive. Vajza është e rikrijuar vetëm në okër dhe gri. Këto janë edhe ngjyrat e rrobave të saj - kostumi, fytyra dhe duart e saj. Nuk ka gërsheta shumëngjyrëshe tipike për veshjet popullore nga rajoni i qytetit Kjustendill, por shohim një kontrast të çuditshëm mes vajzës, të cilën piktori e rikrijon si një shpirt transparent dhe në një sfond krejtësisht të ndritshëm me mollë të pjekura dhe lule të kuqe. Ky është një kontrast i plotë që mahnit shikuesin. Por historia fshihet në fatin e Dafinës. Kur piktura u krijua, vajza ishte e sëmurë me tuberkuloz, një sëmundje e tmerrshme që pllakosi fshatrat bullgare në fillim të shekullit të 20-të. Për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së kujdesit mjekësor, sëmundja bëri që qindra njerëz të largohen nga kjo botë. Pak pasi Mjeshtri pikturoi Dafinën, ajo vdiq. Është e rëndësishme të thuhet se ajo vjen nga një familje shumë modeste. Prindërit e pikëlluar nuk kishin as një foto të vajzës. Një portret më i vogël i Dafinës, i panjohur deri pak kohë më parë, mbërriti në galeri vite më parë. Mjeshtri ia kishte bërë si dhuratë familjes. Ai flet edhe për “Madonën Bullgare”.
Dhe nëse afroheni shumë dhe shikoni bebëzën në veprën e famshme të Mjeshtrit, do të shihni se ka mollë, me ngjyrën e kuqe të errët dhe me gjethe të vogla të errëta. Kështu, sikur te kjo vajzë që po vdes, ka në sytë e saj një mall për natyrën, për jetën. Apo ndoshta sytë e saj pasqyrojnë një botë më ideale, ku qëndron Pema e Dijes. Këto janë pyetjet që na bën piktori gjenial. Fatkeqësisht, ne bullgarët sikur nuk i vëmë re gjërat që kemi. Dhe atje - në natyrë, në traditat, në trashëgiminë e mendimtarëve tanë të mëdhenj janë gjërat vërtet të rëndësishme që ne kemi. Por së pari ne duhet t’i interpretojmë ato në mënyrë që t’i kalojmë botës.”
Edhe sot është e rëndësishme të shikojmë më shpesh pikturat e Mjeshtrit, në qendër të të cilave është Njeriu. Jo njeriu i pushtetit dhe i pasurisë, por njeriu i vogël, punëtor, i ndershëm që filloi të zhdukej dhe të shpërndante vlerat e tij në fillim të shekullit të kaluar. Krijuesi e ndjeu këtë dhe i furishëm u përpoq ta ruante këtë bullgar përmes pikturave.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: @ArtGalleryVladimirDimitrovTheMaster
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..