E ardhmja e Bashkimit Evropian dhe konkretisht integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor do të diskutohet në një takim të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Republikës së Serbisë. Veprimtaria është pjesë e nismës “Zërat bullgarë për Evropën”, e cila kërkon mendimin e bullgarëve jashtë vendit.
“Vendi i Serbisë dhe i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është sa më shpejt në BE. Por integrimi evropian është një rrugë e dyanshme. Vendi kandidat duhet të kapërcejë inercinë e së kaluarës së Jugosllavisë dhe të jetë i gatshëm që pajtimi historik të bëhet fakt”, tha për BTA eurodeputeti Andrej Kovaçev, i cili do të marrë pjesë në diskutim. Forumin do ta hapë Nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova.
Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë. Ajo..