Duket se na pret një verë e suksesshme, pavarësisht nga pandemia e cila vazhdoi më shumë se 2 vjet dhe pavarësisht nga lufta në Ukrainë, e cila po e rrit ndjenjën për një paparashikueshmëri në industri. Nga Instituti për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm, presin 9 milionë veta (me milionë e gjysmë më shumë sesa gjatë verës së kaluar) të zgjedhin bregdetin bullgar të Detit të Zi për pushimin e vet.
Në sfondin e prognozave optimistike, është alarmant kërcimi i pandalshëm i çmimeve të karburanteve, energjisë elektrike, ushqimeve e tjera. Shpenzimet për pushime janë rritur ndjeshëm këtë vit. Dhe nëse gjatë verës së vitit 2021 çmimi mesatar i një pushimi njëjavor buzë detit për një familje katër anëtarësh kushtonte 1700 leva, tani çmimi arrin 2400. Një pushim shtatë ditor për një njeri, buzë valëve të detit sivjet del aty rreth 200-300 leva më shtrenjtë. Por, çdo gjë varet nga kategoria e hotelit dhe nëse rezervimi është për kulmin e sezonit apo jashtë tij. Midis 20-30% tatëpjetë janë rritur çmimet e paketave turistike në Sllënçev Brjag, deklaroi përpara ditëve Teodor Pastarmaxhiev, anëtar i Bordit Drejtues të Bashkimit të Pronarëve në Sllënçev Brjag në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Midis 10 dhe 20 për qind më shumë, krahasuar me verën e kaluar, do tu dalë pushimi në Bregdetin Verior - mësojmë nga Pavlin Kosev - kryetar i Shoqatës së Restorantorëve dhe Hotelierëve të Varnës:“Bëjmë çdo gjë të mundur të balancojmë me buferët, të cilët i kemi pasur për optimizimin e shpenzimeve, me qëllim që shtrenjtimi të mos bjerë drejtpërsëdrejti mbi turistin, sepse nuk kemi interes nga shtrenjtimi i madh dhe i menjëhershëm të paketave turistike” - është kategorik Kosev.
Sipas tij, paketat që lidhen me turizmin e organizuar negociohen me partnerët e huaj të paktën një vit më përpara “Ne nuk mundim ashtu siç duam të rrisim çmimet, sepse tanimë jemi të përfshirë në katalogët e tyre”, thotë Kosev dhe shton:
“Tani kemi arritur të negociojmë çmimet e reja me disa partnerë, por me të tjerët, ku paketat dhe shërbimet tona tashmë janë shitur me çmimet e vjetra, nuk kemi pasur sukses. Pra, situata është mjaft dinamike”.
Nëse në dy verat e fundit çadrat dhe shezlongjet janë dhënë me qira për shuma simbolike për shkak të pandemisë, tashmë hija buzë dallgëve të detit mund tu dalë mjaft e kripur. Duke u filluar prej 30 leva për çadër dhe dy shezlongje dhe vazhdohet më tutje. Në vende të veçanta pushimi juaj tepër komfort në plazh do tu kushtojë sa një fjetje në hotel.
Por në det, si në det! Njerëzit të cilët disponojnë me një buxhet më modest, zgjedhin kampingjet. Por, aty po kështu i pret një rritje e çmimeve. Në kampingun e njohur “Gradina” këtë verë çmimet për natë janë rritur me 10%.
Por, çfarë të themi për shpenzimet për ushqim, të cilat janë një pjesë serioze nga buxheti i ndarë për pushim? Një birrë më e shtrenjtë, peshk caca, qofte dhe sallata pothuajse kudo, llogarisin pushuesit e parë sivjet. Në bazë të një informacioni të miqve të Radio Bullgarisë në plazhin në Veleka, buzë qytetit jugor pushimor Sinemorec, fresh/lëng portokalli kushton 9 leva, birra - 7 leva, kurse një porcion me peshk safrid me 4 peshq - 15 leva/. Por, këto janë çmimet jashtë pikut të sezonit. Gjatë muajit gusht pritet që ato të rriten edhe më tej .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Plazh Veleka, BGNES
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..
Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja..