Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pllakë përkujtimore do të rikujtojë për inxhinierin Stoimen Sarafov - bamirësi i “Sarafovos”

Qytetarët e Burgasit festuan njëqindvjetorin e krijimit të lagjes së tyre

10
Foto: BGNES

Gjatë Luftërave Ballkanike, dhjetëra mijëra bullgarë janë larguar nga Trakia Lindore për të shmangur sundimin osman dhe kanë rënë viktimë të ushtrisë perandorake dhe bashibozukut. Duke i braktisur vendet e tyre të lindjes, ata shpërngulen nëpër vise të ndryshme të Bullgarisë së çliruar. Një prej tyre është lokaliteti “Sokata” në bregun e Detit të Zi, riemërtuar nga banuesit në “Sarafovo”- në emër të “shpëtimtarit të refugjatëve” inxhinierit Stoimen Sarafov.

“Pas muajsh të tërë të një bredhjeje, 56 familjet e para të refugjatëve trakë – njëra prej të cilëve e gjyshërve të mi zunë rrënjë në këtë truall”, thotë Ginka Gerova, një banuese e lagjes “Sarafovo” në Burgas.

Ginka Gerova

Në fillim fare, të ardhurit jetojnë në kolibe të përkohshme prej kashte bashkë me kafshët e shtëpisë, ata gjithashtu ndërtojnë shtëpi prej shkurreve me gjemba, të quajtura "draki". Gjatë vitit 1922 fitojnë statusin e shtetasve bullgarë, regjistrojnë vendbanimin e tyre dhe madje zgjedhin dhe një kryetar bashkie.


“Historia e lagjes fillon me një tragjedi të madhe kombëtare dhe personale nga viti 1913 – vazhdon Ginka Gerova. - Një seri traktatesh paqësore midis fuqive të mëdha bëhen shkak që shumë bullgarë nga Trakia e Edrenesë të braktisnin vendet e tyre të lindjes, shtëpitë e tyre dhe mjetet e jetesës. Tragjedia është e madhe - dhjetëra njerëz, mes të cilave gra dhe fëmijë, janë të vrarë brutalisht.I tmerrshëm është edhe rrënimi që i ndodhi popullit bullgar në Traki.Ai vjen befas, me forcë të madhe dhe si rrufe, ka fshirë gjithçka.”

Për shkak të infrastrukturës së vet moderne dhe shtëpive luks, të zhytura në një gjelbërim, lagja “Sarafovo” sot shpeshherë është quajtur “Bevërli Hilsi i Burgasit”. Por, të gjitha këto nuk do të ekzistonin, nëse në kohën e kaluar inxhinieri Stoimen Sarafov - Shef i Drejtorisë së Përgjithshme për Strehimin e Refugjatëve, nuk kishte parë potencial për zhvillimin e turizmit detar në këtë zonë. Pikërisht përkushtimit të tij të gjithanshëm të ardhurit trakas i janë shumë mirënjohës për përmirësimin e shpejtë të vendit, për ndërtimin e rrugëve të gjera e të drejta, për ndërtimin e rrjetit  ujësjellës dhe të kanalizimeve.

Inxhinieri Stoimen Sarafov lind gjatë vitit 1865 në qytetin Kjustendill. Mezi njëzetvjeçar ai mbetet jetim dhe rritet në një jetimore në qytetin Llom. Mësuesit në gjimnazin vendas venë re talentin e tij të jashtëzakonshëm matematikor. Ata mundin të mbledhin mjete dhe bashkë me një ndihmë të vogël nga ana e Ministrisë së Arsimit ta dërgojnë për të studiuar në Universitetin Politeknik në qytetin belg Gent. Pavarësisht se aty i propozojnë një vend për pedagog, inxhinieri i ri vendos se do të kthehet, “që të mund të japë kontributin e vet për zhvillimin e Bullgarisë në  aspektin ekonomik dhe teknik dhe për t'u bërë një vend i begatë dhe lulëzues si Belgjika”.


Në atdhe ai zë poste në qeveritë midis viteve 1897 dhe 1931, për shkak të veprimtarisë së tij të gjithanshme e quajnë “babai i hekurudhave”, “shpirti i shoqatës bullgare inxhiniero-arkitekturore”. Por, “shpëtimtari i refugjatëve” ia lë zemrën e tij njerëzive nga Trakia e Edrenesë, ku me ndihmën e tij çdo një familje merr tokë dhe shtëpi. Inxhinieri Stoimen Sarafov dhuron po kështu dhe shumë fonde personale për ndërtimin e një shkolle për fëmijët refugjatë, u rregullon dhe bursa. I dashur shumë nga banuesit e lagjes, ata shpeshherë e ftojnë për tu bërë kumbarë ose nunë. Ai ikën nga bota ynë gjatë vitit 1931 në Vjenë, pas një sëmundjeje të rëndë.  Një procesion shumëmijësh funeral  me refugjatë nga i gjithë vendi e përcjell atë në udhëtimin e tij të fundit dhe në urën hekurudhore pranë stacionit të mallrave të Sofjes, dy lokomotiva me një sinjal të mprehtë i bashkohen pikëllimit.

Tani vonë banuesit e “Sarafovos” shënuan me festime dyditore themelimin e lagjes së vet. Trashëgimtarët e refugjateve të dikurshëm të Trakisë dhe sot mbajnë mend bamirësin e tyre, i cili ka vendosur melhem mbi plagët e paraardhësve të tyre. Prandaj dhe pllaka e re përkujtimore mbi vatrën e kulturës në lagje përgjithmonë do të lavdërojë emrin e tij.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR-Burgas, burgas.bg, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD