Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Observatori Rozhen hap dyert për vizitorët

Foto: nao-rozhen.org

Observatori Astronomik Kombëtar “Rozhen”, i cili është një pjesë nga Instituti i Astronomisë të Akademisë Bullgare të Shkencave, sot, më 12 qershor, zhvillon ditë të dyerve të hapur. Ngjarja përkon me festën e krishterë të Rrëshajave, e cila është edhe një festë kishtare e paraklisit "Trinia e Shenjtë". Ai gjendet në hyrje në kullën e vëzhgimit të observatorit dhe është ndërtuar në vitin 1935.


Observatori “Rozhen” është kompleksi më i madh astronomik në Evropën Juglindore, ku në fund të verës do të vendoset një teleskop i ri 1,5 metrash  i prodhuar në Austri. Ai është krejtësisht i robotizuar dhe me mundësi për një drejtim në distancë, kurse detyra dhe roli i tij kryesor është vërejtja e objekteve shumë shpejt të ndryshueshme dhe ndjekja e trupave të vegjël nga Sistemi Diellor, si yjet e ndryshueshme, kuazaret e të tjera. Ndërtimi i teleskopit të ri dhe i kullës për vërejtje financohet në bazë të Hartës Kombëtare Rrugore për një infrastrukturë shkencore 2020-2027, koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD