Lidhja e informacionit ndërmjet institucioneve do të përmirësohet deri në fund të vitit. Kjo do të zvogëlojë afatet për përpunimin e dokumenteve për akses në tregun e punës të të huajve sipas procedurës për punësim sezonal. Këtë e bëri të ditur grupi i punës ndërsektorial “Optimizimi i regjimit të vizave” pranë Ministrisë së Turizmit.
Pas vitit 2025 pritet të nisë dhënia e vizave elektronike në komunitetin Shengen. Bullgaria do të insistojë para institucioneve evropiane që të jetë ndër vendet që do të përfshihen në nxjerrjen e tyre.
Për të përshpejtuar lëshimin e dokumenteve, tashmë në qytetet serbe Nish dhe Beograd është instaluar një portal i jashtëm për shërbimet elektronike konsullore, i cili është në fazën përfundimtare të testimit.Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..