Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të insistojë që të jetë ndër vendet që lëshojnë viza elektronike Shengen

Foto: pixabay

Lidhja e informacionit ndërmjet institucioneve do të përmirësohet deri në fund të vitit. Kjo do të zvogëlojë afatet për përpunimin e dokumenteve për akses në tregun e punës të të huajve sipas procedurës për punësim sezonal. Këtë e bëri të ditur grupi i punës ndërsektorial “Optimizimi i regjimit të vizave” pranë Ministrisë së Turizmit.

Pas vitit 2025 pritet të nisë dhënia e vizave elektronike në komunitetin Shengen. Bullgaria do të insistojë para institucioneve evropiane që të jetë ndër vendet që do të përfshihen në nxjerrjen e tyre.

Për të përshpejtuar lëshimin e dokumenteve, tashmë në qytetet serbe Nish dhe Beograd është instaluar një portal i jashtëm për shërbimet elektronike konsullore, i cili është në fazën përfundimtare të testimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD