Kriza në qeveri, e cila shpërtheu pas daljes nga pushteti të një prej partnerëve të koalicionit - "Ka një popull të tillë", është tema kryesore në Bullgari gjatë pesë ditëve të fundit. Politologët dhe analistët po diskutojnë në mënyrë aktive shkaqet dhe pasojat për koalicionin qeverisës pas tërheqjes befasuese të ministrave nga kuota partiake e Sllavi Trifonov.
Situata ndërkombëtare “po i hedh benzinë zjarrit të kazanit politik bullgar”.
“Një nga arsyet e rëndësishme për destabilizimin është lufta në Ukrainë”, tha nënkryetari i Kuvendit Popullor Atanas Atanasov. - Në këtë konflikt të vështirë, Rusia ka nevojë për forcimin e pozitave të saj në komunitetin euroatlantik dhe ajo po punon shumë në këtë drejtim. Shërbimet speciale të Rusisë në Bullgari po përdorin zbrazëtirat e brendshme politike në vend për të shkaktuar këtë destabilizimin. Kështu që në një moment ndryshimi i situatës të çojë në një gjendje ku Bullgaria nuk është një aleat i sigurt në komunitetin euroatlantik”.
Sa i përket temës së dhimbshme të vetos bullgare për fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE, Atanasov është i bindur se kjo temë përdoret në mënyrë aktive si një tjetër atu për të destabilizuar pushtetin në vendin tonë nga ana e Serbisë dhe Rusisë.
Cilat janë mundësitë tona në një situatë të tillë?
Ekzistojnë tre mënyra të mundshme për të dalë nga situata aktuale, tha në një intervistë për BNR politologja Cvetanka Andreeva.
“E para është qeveria e pakicës, e cila tashmë është propozuar nga koalicioni trepalësh. Është e mundur edhe një qeveri e re me konsensus të gjerë brenda këtij parlamenti, siç sugjeron “Ka një popull të tillë”, si dhe zgjedhje të reja – një mundësi tashmë e njohur. Duhet të shohim gjithahstu se si do të zhvillohen gjërat në Parlament. Por ajo që është e rëndësishme për mua është që skandalet që po shohim nuk korrespondojnë me problemet aktuale sociale. Ky debat nuk ka të bëjë me problemet e njerëzve, por me konsumin e pushtetit, gjë që e distancon politikën nga jeta publike”.
Forca kryesore politike në Parlament - “Po e vazhdojmë ndryshimin” është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por do të bëjë të gjitha përpjekjet që të mos arrihet në këtë situatë, tha Lena Borislavova, shefe e kabinetit të Kryeministrit Kirill Petkov. "Asnjë forcë parlamentare nuk i konsideron zgjedhjet e parakohshme si një opsion të dëshirueshëm dhe nuk mendoj se ndonjë prej tyre synon t'i provokojë ato," tha Profesori Aleksandër Marinov, kryetar i Këshillit Strategjik të Presidentit.
“Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Bullgaria Demokratike shprehin dëshirën për ta qeverisur vendin edhe në të ardhmen, por çështja është se si do ta arrijnë. Ajo që dimë deri më tani është se përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë duke biseduar me deputetë të veçantë të "Ka një popull të tillë" për të marrë 12 votat që u nevojiten /që të mund të miratojnë përditësimin e buxhetit të vendit dhe ligjeve të tjera të rëndësishme që lidhen me Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit/. Mirëpo, problemi është përtej kësaj, se në çfarë forme dhe me çfarë argumenti do të arsyetohet një mbështetje e tillë politike. Nëse bëhet fjalë për 12 vota që dalin dhe zhduken sipas situatës, pozicioni politik i qeverisë do të jetë i dobët dhe i pambrojtur ndaj kritikave”.
Ka tre qeveri në historinë 32-vjeçare të tranzicionit në vendin tonë që janë përpjekur ta kthejnë Bullgarinë në një vend normal perëndimor - ato të Filip Dimitrov, Ivan Kostov dhe të Kryeministrit aktual Kirill Petkov - tha në një intervistë për BNR politologu Evgenij Dajnov:
“Situata aktuale është e ngjashme me atë pas rrëzimit të qeverisë së Filip Dimitrov. Ai u përpoq të bënte reforma dhe të ndante Bullgarinë nga Rusia, por u rrëzua, duke na paralajmëruar se kjo do t'i hapte derën kaosit, përmes të cilit më vonë hynë matrapazët dhe agjentura ruse. Qeveria aktuale u shkëput me vendosmëri nga varësia ruse nga gazi, qëndroi fort në pozicionet evropiane dhe kjo i ngatërroi planet e partisë në pushtet gjatë 20 viteve të fundit”.
Nga ana e tij, politologu Aleksandër Dimitrov i konsideron zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme. “Deklaratat për luftim të korrupsionit, të cilat i bashkuan katër partitë, u shndërruan në një betejë për poste dhe emërime, gjë që i hutoi shumë votuesit”, tha politologu.
“Për të pasur një qeveri të pakicës duhet të ketë një kulturë parlamentare që ne nuk e kemi. Përveç kësaj, duhet të ketë më shumë parti në parlament - lojtarë të tjerë që nuk janë as në anën e pushtetarëve, as në anën e opozitës dhe që herë pas here i mbështesin propozimet e qeverisë në pushtet.”
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, arkiv
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..