Kriza në qeveri, e  cila shpërtheu pas daljes nga pushteti të një prej partnerëve të koalicionit -  "Ka një popull të tillë", është tema kryesore në Bullgari gjatë pesë  ditëve të fundit. Politologët dhe analistët po diskutojnë në mënyrë aktive  shkaqet dhe pasojat për koalicionin qeverisës pas tërheqjes befasuese të  ministrave nga kuota partiake e Sllavi Trifonov. 
Situata  ndërkombëtare “po i hedh benzinë zjarrit të kazanit politik bullgar”. 

“Një nga arsyet e  rëndësishme për destabilizimin është lufta në Ukrainë”, tha nënkryetari i Kuvendit  Popullor Atanas Atanasov. - Në këtë konflikt të vështirë, Rusia ka nevojë për forcimin  e pozitave të saj në komunitetin euroatlantik dhe ajo po punon shumë në këtë  drejtim. Shërbimet speciale të Rusisë në Bullgari po përdorin zbrazëtirat e  brendshme politike në vend për të shkaktuar këtë destabilizimin. Kështu që në  një moment ndryshimi i situatës të çojë në një gjendje ku Bullgaria nuk është  një aleat i sigurt në komunitetin euroatlantik”. 
Sa i përket temës  së dhimbshme të vetos bullgare për fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë  së Veriut në BE, Atanasov është i bindur se kjo temë përdoret në mënyrë aktive  si një tjetër atu për të destabilizuar pushtetin në vendin tonë nga ana e Serbisë  dhe Rusisë. 
Cilat janë mundësitë tona në një situatë të tillë?
Ekzistojnë tre  mënyra të mundshme për të dalë nga situata aktuale, tha në një intervistë për  BNR politologja Cvetanka Andreeva. 

“E para është  qeveria e pakicës, e cila tashmë është propozuar nga koalicioni trepalësh.  Është e mundur edhe një qeveri e re me konsensus të gjerë brenda këtij  parlamenti, siç sugjeron “Ka një popull të tillë”, si dhe zgjedhje të reja –  një mundësi tashmë e njohur. Duhet të shohim gjithahstu se si do të zhvillohen  gjërat në Parlament. Por ajo që është e rëndësishme për mua është që skandalet  që po shohim nuk korrespondojnë me problemet aktuale sociale. Ky debat nuk ka  të bëjë me problemet e njerëzve, por me konsumin e pushtetit, gjë që e  distancon politikën nga jeta publike”. 
Forca kryesore  politike në Parlament - “Po e vazhdojmë ndryshimin” është e gatshme për  zgjedhje të parakohshme, por do të bëjë të gjitha përpjekjet që të mos arrihet  në këtë situatë, tha Lena  Borislavova, shefe e kabinetit të Kryeministrit Kirill Petkov. "Asnjë  forcë parlamentare nuk i konsideron zgjedhjet e parakohshme si një opsion të dëshirueshëm  dhe nuk mendoj se ndonjë prej tyre synon t'i provokojë ato," tha Profesori  Aleksandër Marinov, kryetar i Këshillit Strategjik të Presidentit. 

“Po e vazhdojmë  ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Bullgaria Demokratike  shprehin dëshirën për ta qeverisur vendin edhe në të ardhmen, por çështja është  se si do ta arrijnë. Ajo që dimë deri më tani është se përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë  ndryshimin” janë duke biseduar me deputetë të veçantë të "Ka një popull të  tillë" për të marrë 12 votat që u nevojiten /që të mund të miratojnë  përditësimin e buxhetit të vendit dhe ligjeve të tjera të rëndësishme që lidhen  me Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit/. Mirëpo, problemi është përtej kësaj,  se në çfarë forme dhe me çfarë argumenti do të arsyetohet një mbështetje e  tillë politike. Nëse bëhet fjalë për 12 vota që dalin dhe zhduken sipas  situatës, pozicioni politik i qeverisë do të jetë i dobët dhe i pambrojtur ndaj  kritikave”. 
Ka tre qeveri në  historinë 32-vjeçare të tranzicionit në vendin tonë që janë përpjekur ta  kthejnë Bullgarinë në një vend normal perëndimor - ato të Filip Dimitrov, Ivan  Kostov dhe të Kryeministrit aktual Kirill Petkov - tha në një intervistë për  BNR politologu Evgenij Dajnov: 

“Situata aktuale  është e ngjashme me atë pas rrëzimit të qeverisë së Filip Dimitrov. Ai u përpoq  të bënte reforma dhe të ndante Bullgarinë nga Rusia, por u rrëzua, duke na  paralajmëruar se kjo do t'i hapte derën kaosit, përmes të cilit më vonë hynë  matrapazët dhe agjentura ruse. Qeveria aktuale u shkëput me vendosmëri nga  varësia ruse nga gazi, qëndroi fort në pozicionet evropiane dhe kjo i ngatërroi  planet e partisë në pushtet gjatë 20 viteve të fundit”. 
Nga ana e tij, politologu  Aleksandër Dimitrov i konsideron zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme. “Deklaratat  për luftim të korrupsionit, të cilat i bashkuan katër partitë, u shndërruan në një  betejë për poste dhe emërime, gjë që i hutoi shumë votuesit”, tha politologu. 

“Për të pasur  një qeveri të pakicës duhet të ketë një kulturë parlamentare që ne nuk e kemi.  Përveç kësaj, duhet të ketë më shumë parti në parlament - lojtarë të tjerë që  nuk janë as në anën e pushtetarëve, as në anën e opozitës dhe që herë pas here i  mbështesin propozimet e qeverisë në pushtet.” 
Përpiloi: Joan  Kolev 
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, arkiv
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reForcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi..
