Bullgaria është pakësuar me rreth një milionë e gjysmë veta gjatë 10 vjetëve të fundit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave ngaregjistrimi i fundit në vendin tonë në fund të vitit 2021.Nëse trendet për vdekshmërinë, natalitetin dhe emigracionin vazhdojnë, atëherë pritshmëritë janë që në vitin 2030, popullsia jonë të jetë pak më shumë se 6 milionë e gjysmë njerëz, paralajmërojnë ekspertët.
“Bullgaria po shkrihet” - tha për Radio Bullgarinë sociologu Dimitër Ganev nga agjencia “Trend”. Një studim sociologjik i zhvilluar kohët e fundit nga agjencia tregon se, për afro 91% prej bullgarëve të ardhurat e ulëta janë një problem jashtëzakonisht serioz. “Kjo mbase është mes shkaqeve bazë për emigracionin dhe “ikjen e truve” nga Bullgaria”-pohon Dimitër Ganev dhe shton:
“Tradicionalisht në të gjitha studimet e viteve të kaluara, problemi numër një në vend kanë qenë gjithmonë të ardhurat.Shëndetësia renditet e dyta, por e treta, e katërta dhe e pesta janë tema që lidhen në një farë forme me krizën demografike. Dhe kjo që më bën përshtypje është se, një pjesë e madhe nga bullgarët e anketuar përkrahin masa eventuale, të lidhura me lehtësimin e taksave të të rinjve, sa për ndihmat për fëmijët, mbështetja është mbi 80%.”
Sipas Dimitër Ganevit, prioriteti i çdo një qeverie bullgare janë votuesit apo "ata që kanë lindur, që jetojnë këtu dhe janë një grup shoqëror mjaft i madh për t'i mbështetur në zgjedhjet e ardhshme". Mjerisht politikat shtetërore, të drejtuara konkretisht në ndihmë të familjeve me fëmijë, mbeten në plan të pasmë. Disa nga masat për të luftuar krizën demografike nuk lidhen domosdoshmërisht me ndarjen e fondeve nga buxheti, por me ndryshimet në legjislacion:
“Një nga iniciativat kyçe është tërheqja e njerëzve nga jashtë ose të së ashtuquajturës diasporë bullgare jo vetëm nga Evropa Perëndimore, por dhe nga Maqedonia Veriore, Moldavia, Ukraina, me fjalë të tjera aty, ku ka bullgarë etnik. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për një politikë kompetente shtetërore, e cila do të shtyjë ndryshimet ligjore që do të lehtësojnë këta bullgarë, por edhe të huajt që të punojnë në vendin tonë. Por zhgënjimi në këtë rast është se nuk shikoj që të bëhet diçka në këtë drejtim. A e dini sesa e rëndë është procedura për një bullgarë besarab, për shembull nga Moldavia ose Ukraina, të vijë të punojë këtu. Ai duhet të kalojë përmes një odise administrative. Kujt i është e nevojshme? Ndërkohë Bullgaria dhe biznesi bullgar vuajnë nga një mangësi kronike e krahut të punës” - thotë Dimitër Ganev.
Në Bullgari ekziston një pesimizëm i thellë për të ardhmen e vendit dhe shumë nga argumentet lidhen me krizën demografike, thotë Ganev.
Në këtë kuptim mendoj se, kriza demografike është një pjesë e arsyeve të këtij pesimizmi të thellë në vend.Sepse, nëse shihni gjithnjë e më shumë të rinj që lindin, hyjnë në tregun e punës dhe krijojnë gjëra të reja, atëherë ndoshta ky pesimizëm nuk do të ishte aq i fortë. Nga ana e vet pesimizmi po kështu ndikon mbi proceset demografike tek ne. Kjo do të thotë se jemi në një spirale, gjë që me siguri nuk është një lajm i mirë” - bën konkluzionin e tij Dimitër Ganev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..