Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 qershorin 2022

Mot i ngrohtë me diell me reshje shiu pasdite

Foto: BGNES

Ditën e premte para mesditës do të jetë me diell. Më pas në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë vranësira vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 30 gradë, në Sofje rreth 26 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 23-24 gradë, të ujit të detit 20-22 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Mbi male pasdite do të përhapen shtëllunga resh, në masivët e Bullgarisë Perëndimore të shoqëruara me shi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 19 gradë, në 2000 m deri në 12 gradë.

Të shtunën reshjet do të vazhdojnë kryesisht në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore dhe në rajonet jugperëndimore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi SAFE i BE-së do të përshpejtojë modernizimin e ushtrisë bullgare

Ushtria bullgare po fillon ritmin e saj të përshpejtuar të modernizimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov nga bordi i fregatës "Verni", i cili mori pjesë në Ditën për Mysafirët e Lartë të stërvitjes "Briz 2025" në Varna. Javën e ardhshme, qeveria..

botuar më 25-07-18 11.57.PD

Gjykata la në paraburgim kryebashkiakun e Varnës, Bllagomir Kocev, i cili hetohet për korrupsion

Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi masat parandaluese "arrest në paraburgim" kundër kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev dhe dy këshilltarëve bashkiakë, Nikollaj Stefanov dhe Jordan Kateliev. Biznesmeni Ivajllo Marinov u lirua me..

botuar më 25-07-18 10.39.PD

Parashikimi i motit për 18 korrikun

Natën e së premtes , do të formohen vranësira mbi Bullgarinë Qendrore dhe Lindore dhe do të ketë shira intensivë afatshkurtër, stuhi dhe breshër. Të premten do të jetë kryesisht me diell, por në rajonet ekstreme juglindore do të ketë shira në vende..

botuar më 25-07-17 7.30.MD