“Kuinteti i Pranverës” për Instrumente Frymore do të përfshihet detyrimisht në programin arsimor dhe të konkursit të universitetit më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara, The Juilliard School në Nju Jork. Kjo u bë e ditur nga një postim i kompozitorit Rumen Bojaxhiev-bir (Roumen Boyadjieff-junior) në rrjetet sociale.
Premiera e "Kuintetit të Pranverës" para publikut bullgar u zhvillua në vitin 2018. Në të, kompozitori në njëfarë mënyre po i vazhdon traditat e shkollës bullgare të kompozitorëve duke përdorur materiale melodike dhe metroritmike të bazuara në folklorin bullgar.Përfshirja e veprës në programin e detyrueshëm të një prej universiteteve më prestigjioze të muzikës në botë është një tjetër njohje e talentit të kompozitorit bullgar të lindur në vitin 1979. Në vitin 2021, uvertura e operës për fëmijë "Mbretëresha e Akullt" nga Rumen Bojaxhiev-bir u dekorua në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Filmit NGC LAB.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR