10.8 milionë leva në kuadër të Programit Kombëtar për Studime Polare do të përdoren për të financuar studimet në rajonin e Antarktidës dhe Arktikut, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Përveç mbështetjes për projektet kërkimore, pritet zhvillimi i një programi master për kërkimet polare, i cili do të tërheqë shkencëtarët e rinj për të zhvilluar karrierën e tyre në këtë fushë.
Koordinatori i programit është Qendra Kombëtare për Kërkime Polare në Universitetin e Sofjes "Shën Klementi i Ohrit". Partnerët janë Instituti Bullgar i Antarktikut, Instituti i Pyjeve në Akademinë Bullgare të Shkencave, Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore,Shkolla e Lartë Detare "N.J. Vapcarov”e të tjerë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..