Nga data 26 qershor deri më 3 korrik qyteti Bansko po përgatitet të presë qindra nomadë digjitalë si dhe njerëz të cilët punojnë në distancë nga e gjithë bota, që të mund të festojnë lirinë dhe mënyrën e pavarur të punës dhe të jetës.
Në vazhdim të 7 ditëve pjesëmarrësit në Bansko Nomad Fest do të kenë mundësinë të dëgjojnë rreth 70 lektorë interesantë, të përfshihen në një varg seminaresh dhe të ndajnë historitë e veta. Sivjet, temat e ngjarjes prekin tregtinë elektronike, krijimin e një online kursi personal, arritjen e suksesit në Youtube, mbledhjen e fondeve, fotografinë e mallrave dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për nomadët digjitalë.
Jashtë programit të punës, organizatorët e Bansko Nomad Fest kanë parashikuar dhe një varg aktivitetesh në të hapur. Mes tyre janë kalime në malin Pirin, rafting, çiklizëm malor, degustime verërash dhe mundësi të tjera për të larmuar punën në distancë të nomadëve me argëtim në natyrë.
Ngjarja për njerëzit, profesionet e të cilëve lejojnë punë nga kudo në botë, e nisur në vitin 2020, arriti të tërheqë qindra pjesëmarrës, madje gjatë pandemisë, thonë organizatorët.Gjatë vitit 2021 aktiviteti tërhoqi mbi 300 nomadë digjital nga e gjithë bota.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Coworking Bansko dhe Bansko Nomad Fest
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..
Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...