Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka qenë një qendër tërheqëse për kontrabandistët e drogës në fillim të shekullit të njëzetë  

Foto: EPA/BGNES

Që nga viti 1988, Bullgaria e feston 26 qershorin si Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm të lëndëve narkotike.Megjithatë, ka një periudhë në historinë tonë në të cilën shteti madje ka inkurajuar popullsinë të prodhojë opium.

Kultivimi i lulëkuqes për të fjetur ka qenë pjesë e jetës ekonomike që nga periudha e Perandorisë Osmane.Pas Çlirimit  gjatë vitit 1878, u vu fillimi i një politike të re shtetërore, e cila me kalimin e kohës fitoi rëndësi për jetesën e njerëzve dhe rimbushjen e thesarit me valutë.

Atëherë shteti i pavarur bullgar ishte i orientuar ndaj bujqësisë. Gjatë vitit 1883, Ministria e Financave mori vendim që popullsia  bullgare të fillojë prodhimin e opiumit dhe madje i inkurajonte prodhuesit, të cilët kishin fituar  çmime për opium cilësor në ekspozitat bujqësore, me një vlerë prej 5 mijë levash "- tregon doktori Dimitër Gjudurov asistent i përgjithshëm në Universitetin e Ri Bullgar.


Kriza ekonomike pas Luftës së Parë Botërore e detyroi një pjesë nga popullsia të riorientohet drejt një kulturë të re bujqësore, jo konvencionale për bujqësinë tonë, por me fitime të mira - kërpi indian dhe nxjerrja e hashashit prej tij. U intensifikohen dhe spekulimet.

Bullgarët kanë një qëndrim për tregti ilegale - thotë doktori Gjudurov dhe shpjegon: - Kjo popullatë ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, e cila ishte e huaj për të, dhe përkatësisht shpesh i ka fshehur produktet e veta, i ka shmangur taksat. Pas rimëkëmbjes së shteti bullgar, popullsia vazhdoi të shesë duhan, opium, fshikëza mëndafshi, vaj trëndafili në mënyrë të paligjshme për të mos paguar taksat dhe për të rritur fitimet e tyre”.

Gjatë kësaj periudhe, kontrabandistët transportonin mallra kryesisht me anije përmes porteve të Detit të Zi të Burgasit dhe Varnës.Fitimi ishte i madh.Narkotiku është blerë për 400 leva për kilogramë, kurse në Egjipt është shitur për 35-40 mijë leva. Për krahasim, rroga mujore e kryeministrit në këtë periudhë ka qenë 6 mijë leva.


Është interesante se në Bullgari në atë kohë nuk ishte krijuar krimi i organizuar dhe bota kriminale nëntokësore, siç vërehej në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Arsyeja ishte në shtetin  bullgar të urbanizuar dobët dhe në përqendrimin e popullsisë nëpër fshatra.Grupet kriminale në vendin tonë në dekadat e para të shekullit të kaluarjanë si pasojë e shpërdorimit me detyrën dhe të ndikimit:

Grupet kriminale bullgare ndryshojnë për faktin se mblidhen për një periudhë të shkurtër kohe, kryejnë një krim, por nuk kanë përsëritje të llojeve të ndryshme të krimeve.Kriminelët për lloje të caktuara veprimesh i organizojnë nëpunësit civilë shtetëror në pozita të larta - shefat e policisë, gjykatësit e qarkut dhe të rrethit, të cilët marrin pjesën më të madhe të fitimit”, thotë zoti Gjudurov.

Pavarësisht nga cilësia e lartë e opiumeve të prodhuara në Bullgari, narkomania nuk ka ekzistuar si fenomen social dhe kulturor në atë kohë.Në nocionet dhe stereotipat sociale bullgare, droga nuk ishte për përdorim, por për shitje. Në fillim të viteve 30 të shekullit të 20, Evropa vendosi masa të rrepta kundër prodhimit dhe shpërndarjes së drogës dhe grupet ilegale i zhvendosën qendrat e tyre të veprimtarisë, duke përfshirë edhe Bullgarinë. Vendi ynë prodhonte vetëm 1% nga prodhimi botëror të opiumit, por në aspektin legjislativ ofronte përfitime të leverdishme për kontrabandistët - pa ndjekje penale, gjoba të ulëta dhe pa marrëveshje ekstradimi.

Bullgaria është e akuzuar se është bërë një qendër e shpërndarjes së lëndëve narkotike, por më tepër ajo ishte një vend në të cilin kontrabandistët ndërkombëtarë, mblidheshin dhe diskutonin lirisht kanalet e drogës. Problemin e trajtonte policia, duke përdorur forcë fizike”, thotë Dimitër Gjudurov.

Lufta e autoriteteve bullgare kundër nxjerrjes dhe shpërndarjes ilegale të drogës është zhvilluar me shkallë të ndryshme suksesi gjatë viteve, kurse lufta kundër saj po vazhdon edhe sot. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:arkiv personal, EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kullë trekëndore prej 1800 vitesh u zbulua pranë Sofjes

Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..

botuar më 25-07-26 8.00.PD
Monumenti në Petrova Niva në malin Stranxha për nder të heronjve të Kryengritjes së Ilindenit

Për vetëmohimin dhe shpengimin në Kryengritjen e Ilindenit

Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..

botuar më 25-07-20 9.05.PD

Arkeologët zbulojnë sekretet e Gjirit Taukliman

Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..

botuar më 25-07-14 11.18.PD