Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 10 për qind është përqindja e të sapoinfektuarve me Covid në ditë

Foto: Ilustrim: Georgi Cvetkov

320 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 16 më pak krahasuar me një ditë më parë. Mbi 58.7 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 10.21 për qind e 3135 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 8,7 për qind të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 478 në 61 269. Në spitale u shtruan 32 pacientë të infektuar. 29 prej tyre ose 90.62 për qind nuk ​​janë të vaksinuar. Pranimet në spitale u rritën me 14 në 298. Në terapi intensive janë 28 persona të infektuar me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 3 vdekje me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin të imunizuar kundër virusit. U shëruan 795 persona.

Të enjten u bënë 393 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD

Bullgaria koordinoi një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të antikave

Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..

botuar më 25-11-21 11.35.PD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD