Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

TVSH për vajin, pemët dhe perimet mbetet 20%, buka nuk do të taksohet

Foto: BGNES

Buka nuk do të taksohet me TVSH, vendosi komisioni parlamentar i buxhetit, i cili po diskuton përditësimin e dytë të buxhetit të shtetit. Megjithatë, ajo hodhi poshtë propozimin e GERB-it dhe “Vëzrazhdane” për uljen e taksës për vajin, frutat, perimet dhe produktet e tjera bujqësore nga 20 në 9 për qind. Ministri i Financave i dorëhequr Asen Vasilev komentoi se norma më e ulët do të çonte në humbje serioze për thesarin dhe efekti do të ishte i dyshimtë. Përditësimi i projekt-buxhetit parashikon gjithashtu rritjen e kufirit të borxhit të ri të qeverisë në 10.3 miliardë leva (5.2 miliardë euro). Kuadri financiar është llogaritur me inflacion 11.9% dhe rritje ekonomike 2.9%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kështjella Carevec

Presidenti Rumen Radev: Të parët tanë na kanë lënë amanet për të mbrojtur interesat kombëtare bullgare

Veliko Tërnovo është qendra e festimeve me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908 me një manifest të Princit Ferdinandit të Parë në kishën " 40 Martirët e Shenjtë" , dhe më pas..

botuar më 24-09-22 9.37.PD

Bullgaria i bashkohet Lutjes së Përbashkët për Paqe

Më 21 shtator, joga studio nga Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas, Pernik, Gabrovo bashkon për herë të parë edhe Bullgarinë në nismën ndërkombëtare "Lutja e përbashkët për paqen", në të cilën marrin pjesë personalitete të njohura si Richard Gere,..

botuar më 24-09-21 5.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë pa shi. Vranësia në pjesën më të madhe të vendit do të zvogëlohet deri me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 16°, në Sofje 9°. Temperatura maksimale do të jetë nga 20 deri në 26°, në kryeqytet do të..

botuar më 24-09-20 7.35.MD