Pas një takimi të gjatë në ditën e fundit të qershorit, deputetët më në fund miratuan përditësimin e buxhetit të shtetit.
“Në këtë situatë të vështirë politike, parlamenti tregoi përgjegjësinë e nevojshme, buxheti është i vështirë për t’u zbatuar, por mund të zbatohet, janë zbatuar shumë masa antikrizë për familjet, për pensionistët dhe për bizneset”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev pas miratimit të kornizës së përditësuar financiare të vendit për vitin aktual.
Kuvendi Popullor miratoi një ndihmë prej 25 stotinka (0.13 euro) për litër karburant të cilin njeriu do të mbushë në makinën e tij nga 1 korriku. Ndihma është e vlefshme për çdo mbushje deri në 50 litra. Kompensimi do të zbatohet për benzinën A-95, naftën pa aditivë, gazin e lëngshëm të naftës dhe gazin natyror.
Të ardhurat e premtuara janë 34.1 miliardë leva (17.4 miliardë euro) - 760 milionë leva (388 milionë euro) më shumë se sa u propozua nga qeveria, dhe shpenzimet janë 21.1 miliardë leva (10, 7 miliardë euro), me një planifikim fillestar prej 20.4 miliardë levash. (10.4 miliardë euro). Kufiri i borxhit të ri shtetëror është rritur nga 7.3 miliardë leva (3.7 miliardë euro) në 10.3 miliardë leva (5.3 miliardë leva) për shkak të të ardhurave të pritura nga TVSH-ja dhe inflacionit. Po rritet edhe shuma e garancive shtetërore për kompanitë “Bulgargaz” dhe “Bulgartransgaz”.
U ra dakord që buka dhe mielli të mos i nënshtrohen TVSH-së. Masa do të zbatohet deri më 1 korrik 2023 për furnizimet e bukës dhe miellit me vend zbatimi në territorin e vendit dhe për importin e mallrave në territorin e vendit.
Janë miratuar edhe tekste me të cilat mund të rriten pagat e punonjësve në Kuvendin Popullor në bazë të kursimeve në buxhetin e tij. U votuan edhe fonde shtesë për shpërblime në departamente të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe fushën e arsimit.
Ministri i Financave saktësoi se deputetët i shtuan 760 milionë leva 2 miliardë levave të premtuara më parë nga qeveria për masat kundër krizës dhe inflacionit.
"Shpresoj shumë që ky buxhet do t'i ndihmojë të gjithë bullgarët që ta përballojnë pak më qetë krizën dhe këto kohë të trazuara. Ky është një buxhet që nga njëra anë ruan komponentin social, nga ana tjetër jep mundësinë për të bërë shpenzimet e nevojshme sociale, në mënyrë që njerëzit që janë në pozitën më të pafavorshme të përballojnë të gjitha krizat”, theksoi Ministri i Financave.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESEksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në..