Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radhët e gjata kilometrike në Urën e Danubit pranë Vidinit po vazhdojnë të torturojnë shoferët ndërkombëtarë

Foto: BNR Vidin-arkiv

Në mesin e verës, sërish shikojmë situatën në rrjetin rrugor republikan, por jo në resorët përreth kryeqytetit detar Varna, por në zonën e qytetit të Vidinit. Kryeqyteti i dikurshëm i Mbretërisë së Vidinit në periudhën e viteve 1369-1396, sot mjerisht gjendet në rajonin më të varfër dhe të shpopulluar në Bashkimin Evropian. Krahas me këto probleme, banuesit e qytetit dhe vendeve të populluara përreth presin përfundimin e autostradës Vidin-Botevgrad. Prognozat janë që traseja 190 kilometrash të jetë gati gjatë vitit 2027. Ndërtimi i saj do të lidhë “Urën e Danubit 2” me autostradën “Hemus”, gjë që do të lehtësojë  ndjeshëm trafikun e rënduar në këtë zonë.

Sa i përket problemit të përvitshëm të qarkullimit të mallrave përmes pikës kufitare, të paktën tani për tani nuk ka zgjidhje. Sipas një analize, të përgatitur nga Drejtoria kryesore “Policia Kufitare”, me porosi të BNR Vidin, pika kufitare ka arritur  kufirin për kalimin e kamionëve.Kjo është provokuar nga faktorë të ndryshëm – nga njëra anë ka filluar sezoni veror, nga ana tjetër, ndryshimet në rrugët e shoferëve ndërkombëtarë, të provokuara nga arsye gjeopolitike, ekonomike e të tjera. Një pengesë serioze përpara lehtësimit të punës të pikës, të llogaritur në analizë është pamundësia të ndryshohet organizimi i lëvizjes. Shkaku është, se kjo varet krejtësisht nga fqinji ynë verior, meqenëse prona mbi të cilën është e vendosur pika është rumune. Pika dhe zona rreth tij drejtohet nga një kompani SH.A e përzier bullgaro-rumune “Vidin- Kallafat”.

Urën e Danubit 2

Një sondazh i bërë mes drejtuesve të mjeteve në kufi shpreh zemërimin e tyre për kushtet në të cilat ata janë të detyruar të presin për të kaluar nëpër pikën kufitare.

“Për një turn pune 15 orë, po të kalosh, është mirë, nuk është e lehtë - dielli përvëlon, është mbi 30 gradë, nuk ka erë. Mendoj se vonimi  vjen nga kontrolli i rumunëve, i cili kërkon një kohë më të gjatë, derisa në drejtimin e kundërt drejt Bullgarisë, radha kalon pak më shpejt”, sqaron një shofer kamioni.

“Është e mundur të reduktohet koha e pritjes nëse zhvendosin sportelet ku kontrollohen dokumentet e vendeve jo anëtare të BE-së dhe blihen vinjetat - pas pikës”, thotë një shofer tjetër.

“Krijohet një vonesë e madhe dhe gjatë analizës së gazit të disa kamionëve, të cilën e bëjnë në pikën e kalimit kufitar”, – thekson një i tretë.

Detyrimi i të gjithë kamionëve të kalojnë përmes peshores, humbet akoma orë të gjata në kufi.Disa nga shoferët japin shembull me organizimin e këtij procesi në Hungari, ku kjo procedurë kryhet në parking, jashtë pikës kufitare.

Pikërisht ky është dhe njëri prej rekomandimeve në analizën e Ministrisë së Punëve të Brendshme - rënia e disa prej procedurave ose zhvendosja e tyre jashtë zonës së pikës kufitare.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR Vidin-arkiv, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natyra apo pakujdesia njerëzore – kush është fajtor për përmbytjet në bregdetin bullgar?

Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..

botuar më 25-10-09 7.10.PD

Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global

Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..

botuar më 25-10-08 2.54.MD

Njohje e madhe për të rinjtë në shkencat kompjuterike përmes çmimit presidencial "John Atanasoff"

Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..

botuar më 25-10-08 7.10.PD