Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit në NATO më 5 korrik, njoftoi selia e Aleancës në Bruksel. Pas agresionit rus në Ukrainë, të dy vendet konfirmuan zyrtarisht vullnetin dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake të lidhura me anëtarësimin, thuhet në deklaratë. Pas nënshkrimit, fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit nga 30 vendet në pakt.
Udhëheqësit e vendeve të G-7 janë duke kërkuar mundësi për të eksportuar drithin e nevojshëm ukrainas nga Ukraina "në sasi më të vogla" përmes lumit Danub, njoftoi kryeministri Boris Johnson në Parlamentin britanik.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ata janë duke negociuar me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportet e grurit. “Është shumë e rëndësishme që dikush të sigurojë parrezikshmërinë e anijeve. Nga ana jonë, ne nuk po humbim kohë dhe po punojmë në rrugë të ndryshme, si hekurudhore ashtu edhe lumore, për eksport dhe çdo ditë po e rrisim eksportin”, theksoi Presidenti.
750 miliardë euro do të kushtojnë rimëkëmbja e Ukrainës, vlerësoi kryeministri Denis Shmigal në një fjalim para një konference të madhe donatorësh në Lugano. Vetëm dëmi i infrastrukturës është mbi 100 miliardë euro, tha Shmigal.Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..