Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rritje drastike e infeksioneve të reja dhe një rënie rekord e të sëmurëve me Covid

Foto: EPA/BGNES

942 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rritja është me 759 raste krahasuar me një ditë më parë. Mbi 62% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14% e 6702 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 13.5% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet aktive të regjistruara ranë me një rekord mbi 9000 persona në 51 549. 81 të infektuar u shtruan në spitale. 58 prej tyre, ose 71.6% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me 30 në 396. Në terapi intensive janë 31 të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan tre vdekje me Covid të konfirmuar. Edhe të tre nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 9372 veta. Të hënën janë bërë 1242 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..

botuar më 25-11-20 12.03.MD

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD

Ekspertët diskutojnë aksesin e nxënësve në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..

botuar më 25-11-20 4.15.PD