942 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rritja është me 759 raste krahasuar me një ditë më parë. Mbi 62% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14% e 6702 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 13.5% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive të regjistruara ranë me një rekord mbi 9000 persona në 51 549. 81 të infektuar u shtruan në spitale. 58 prej tyre, ose 71.6% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me 30 në 396. Në terapi intensive janë 31 të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan tre vdekje me Covid të konfirmuar. Edhe të tre nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 9372 veta. Të hënën janë bërë 1242 vaksina.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..