Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E shkuara e Apolonisë antike merr jetë në kompleksin arkeologjik “Mesarite“

Foto: sozopol.bg

Në të kaluarën në zonën “Mesarite” pranë qytetit të sotëm bregdetar bullgar Sozopoll, shtrihej territori periferik i kolonisë së lashtë greke Apolonia Pontijska. Në këtë vend janë zbuluar gjurmë të godinave, pajisje të ndryshme për varreza, vatra rriti dhe një rrugë e formuar mirë nga periudha e shekujve 5-4 përpara lindjes së Krishtit.  

Vitet e fundit, një ekip arkeologësh të udhëhequr nga docentja doktoresha Krëstina Panajotova dhe doktori Aleksandër Baralis, gjetën mbetjet e gjithsej 6 godinave të ndërtuara me gurë të grimcuar dhe baltë. Gjatë ngritjes së mureve në lartësi janë përdorur gjithashtu tulla dhe për të mbuluar ndërtesat janë përdorur qeramidhe të sheshta korintiane dhe tjegulla. 


Por, sipas docentes, doktoreshë Krëstina Panajotova, një interes të veçantë  përbën rruga antike, e cila lidh qytetin e dikurshëm me territorin në jugperëndim, të zënë kryesisht me prona periferike dhe zhvillime minerare. Kureshtarja në këtë rast është se, rruga ka qenë e mbuluar me gurrëza të vogla dhe rreth e rrotull kanë qenë ndërtuar pronat jashtë qytetit. “Shumë të pakët janë shembujt, madje dhe në vet Greqinë, të një  rruge të tillë të shtruar, e cila është vetëm një nga zbulimet tona interesante” pohon docentja , doktorësh Krëstina Panajotova.  

Gjetjet pranë Sozopollit të sotëm kanë ekzistuar për gati dy shekuj.Besohet se ato janë shkatërruar dhe janë braktisur në çerekun e fundit të shekullit të 4 gjatë kalimit të trupave të Filipit të II të Maqedonisë. Por,vendi nuk mbetet i shkretë, por fillon të përdoret si nekropol. Deri në këtë moment janë zbuluar 35 varrime. Arkeologët gjejnë 5 sarkofagë prej qeramike-të vetmit të zbuluar në territorin e Bullgarisë nga shekulli i 4 përpara lindjes së Krishtit, mësojmë nga docentja, doktoreshë Krëstina Panajotova.


Çfarë artefaktesh të tjerë janë gjetur në “Mesarite”?

“Ka një unazë shumë interesante prej bronzi me imazhin e një satire, ka shumë imazhe të bukura mbi pllaka – imazhe prej balte të djemve.Në lidhje me ritin e varrimeve, janë vendosur kurora varrimi prej qeramike dhe bronz me larje floriri, gjetëm dhe monedha. Ka shumë gjëra, por ato nuk dallohen shumë nga dhuratat në nekropolet e tjerë nëpër tokat tona. Derisa më e rëndësishmja në këtë rast është vet karakteri i kësaj jetese jashtë qytetit dhe për më tepër rruga, e cila është lidhja më e rëndësishme ekonomike ndërmjet të ashtuquajturaveKodra e Bakrit dhe Apolonisë.Sepse Apolonia është krijuar pikërisht për shkak të nxjerrjes së bakrit”, thotë docentja doktoreshë Krëstina Panajotova.


Përpara disa ditëve, në praninë e miqve zyrtar, u zhvillua ceremonia mbi inaugurimin e kompleksit të ri arkeologjik në lokalitetin “Mesarite”. Ideja është që turistët të fitojnë një përfytyrim më të gjerë për të kaluarën e Sozopolit të sotëm, i cili është një nga qytetet  më të lashta të gjalla jo vetëm në Bullgari, por dhe në Evropë.

“Shpresoj se, turistët do të arrijnë të zhyten në jetesën e njerëzve të cilët e kishin populluar këto troje përpara 25 shekujve dhe do të ndiejnë jo vetëm luksin, por jetën e zakonshme të njerëzve të thjeshtë, në sajë të të cilëve përparon Apolonia, që të mund të quhet Magna Apolonia”- thotë në përfundim docentja doktoreshë Krëstina Panajotova.

Përpilues: Veneta Nikollova /në bazë të materialit të Stefka Bakërxhievës nga BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sozopol.bg, BNR-Burgas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD