Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti parashikon monitorim të rregullt mbi progresin e rimëkëmbjes dhe flukset financiare në Ukrainë. Bullgaria nuk mori pjesë në forum. Nënshkruesit, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj.
Nënshkruesit nxitën të ashtuquajturat “Parime të Luganos” sipas të cilave të udhëhiqen përpjekjet për rikuperim. BE-ja tha se Kievi duhet të bëjë përparim në fusha të tilla, si sundimi i ligjit, frenimi i pushtetit të oligarkëve, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe sigurimi i qeverisjes efektive dhe transparente në mënyrë që të marrë ndihmë për rimëkëmbjen.
Rusia vazhdon të përgatitet për një përparim në Slavjansk, Bahmut dhe Seversk, duke transferuar në mënyrë aktive trupat në rajonin e Doneckut, por edhe forcat ukrainase po luftojnë dhe mund të mburren me disa suksese. Ky është vlerësimi i fundit i situatës në front nga Instituti për Studime Ushtarake në Shtetet e Bashkuara - ISW.Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve të së cilës kërcënohej me shfarosje. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Rusia ka dhënë 69 mln. euro për përhapjen e propagandës dhe ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo bëhet e ditur nga faqja e internetit 24chasa dhe actualno.com, duke iu referuar organizatës “Bëllgarski Elfi” (BG..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..