Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti parashikon monitorim të rregullt mbi progresin e rimëkëmbjes dhe flukset financiare në Ukrainë. Bullgaria nuk mori pjesë në forum. Nënshkruesit, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj.
Nënshkruesit nxitën të ashtuquajturat “Parime të Luganos” sipas të cilave të udhëhiqen përpjekjet për rikuperim. BE-ja tha se Kievi duhet të bëjë përparim në fusha të tilla, si sundimi i ligjit, frenimi i pushtetit të oligarkëve, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe sigurimi i qeverisjes efektive dhe transparente në mënyrë që të marrë ndihmë për rimëkëmbjen.
Rusia vazhdon të përgatitet për një përparim në Slavjansk, Bahmut dhe Seversk, duke transferuar në mënyrë aktive trupat në rajonin e Doneckut, por edhe forcat ukrainase po luftojnë dhe mund të mburren me disa suksese. Ky është vlerësimi i fundit i situatës në front nga Instituti për Studime Ushtarake në Shtetet e Bashkuara - ISW.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..