866 janë rastet e reja me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i tyre është ulur me 86 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 58.3% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 16,69% e 5189 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 14% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive të regjistruara ranë me një rekord prej 12 577 personash në 38 972. 70 persona të infektuar u shtruan në spitale. 55 prej tyre, ose 78.6%, nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 21 në 417. 33 të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua një i vdekur me Covid të konstatuar, i cili nuk ishte imunizuar. 13 442 veta u shëruan. Të martën janë bërë 1681 vaksina.Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..
Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..
Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..