13
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari organizoi në Kopshtin Botanik të Universitetit në Sofje aktivitetin e parë kushtuar degustimit të verërave shqiptare në Bullgari - një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar dy popujt tanë.

Në këtë aktivitet u prezantuan kantinat e verës nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, verërat e të cilave janë një përzierje e varieteteve autoktone të rrushit. Të ftuarit patën kënaqësinë të shijojnë edhe raki të mrekullueshme shqiptare.

Shqipëria ka shumë varietete autoktone rrushi dhe vreshtat e saj mbulojnë më shumë se 10 000 hektarë. Vendi i Shqiponjave mund të mburret me një traditë mijëravjeçare të prodhimit të verës, duke e bërë atë një nga vendet më të vjetra prodhuese të verës në Evropë.

Shqipëria mund të ndahet në 4 rajone të verërave, të cilat përcaktohen kryesisht nga lartësia e tyre. Që nga viti 2000, prodhimi i rrushit në vend është rritur konsiderueshëm, si dhe sipërfaqja e vreshtave.

Ka një potencial për zëvendësimin e importit në sektorin e verës në Shqipëri, por ka edhe një potencial për rritjen e eksporteve, u theksua në eventin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje - një mundësi vërtet e mrekullueshme për të njohur më mirë kulturën shqiptare në vendin tonë.

Informacioni është dhënë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari.
Përpiloi: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..