Në Vatrën e Kulturës “Niva 1898” në fshatin Ballvan të Bullgarisë Veriore më 9 korrik organizohet Festa e Byrekut nën moton “Byreku gjatë ditëve të javës dhe festave”.
Padyshim, byreku është një nga simbolet më të shquara të kuzhinës bullgare dhe çdo rajon ka mënyrën e tij specifike të përgatitjes. Prandaj gjatë gjithë ditës do të prezantohet dhe do të promovohet shumëllojshmëria e këtij specialiteti të preferuar bullgar me varietetet tipike të zonës së qytetit Veliko Tërnovo – byrekë të kripur, të ëmbël, me mish, me perime.
Çdo byrek do të shoqërohet me recetën e tij, ndërsa një juri do të vlerësojë gatimet dhe do të japë çmime për byrekët më të shijshëm.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: radiovelikotarnovo.com
Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..