Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozojnë një kufi të ri varfërie, por 1.5 milionë veta mbeten me të ardhura më të ulëta

Foto: Rawpixel

Ministria e Çështjeve Sociale propozon që kufiri i varfërisë në vend nga 1 janari 2023 të jetë 202 euro (504 leva). Projekt dekreti është publikuar për diskutim publik. Rritja është 46 euro (91 leva) ose 22%. Rritja e kufirit të varfërisë është më e madhja në 10 vitet e fundit dhe do të rrisë numrin e njerëzve me ndihmë sociale në më shumë se 96 000 njerëz. Nga kufiri i varfërisë varen edhe ndihmat mujore për 670 000 me çrregullime.

Por edhe me vijën e re të propozuar të varfërisë, më shumë se 1.5 milion njerëz, ose më shumë se 22% e bullgarëve, do të mbeten nën pragun e saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD