Lufta që ka gati një gjysmë viti që po vlon në Ukrainë, e përballi Evropën me një sërë vendimesh dhe zgjedhjesh të shtyra prej vitesh, ndryshoi fatin e milionë njerëzve në kontinentin evropian. Më shumë se 7 milionë janë refugjatët që u larguan nga Ukraina që nga fillimi i saj, tregojnë të dhënat e Agjencisë për Refugjatët të OKB-së ndaj fillimit të muajit qershor. Refugjatët ukrainas të regjistruar tek ne që nga fillimi i luftës janë pak mbi 110 000, dhe në fillim të muajit qershor tek ne gjenden 78 289 veta. Çfarë pjese prej tyre janë bullgarë besarabë nuk ka të dhëna, por e dimë se numri i tyre në Ukrainë është midis 250 dhe 500 000. Bashkësia është e njohur nga Ukraina, disponon me përfaqësues në pushtetin vendor, si dhe me organ të vet shtypi - gazetën “Roden Kraj”/krahina e lindjes/. Ajo shpërndahet me abonim dhe arrin në çdo pjesë të Ukrainës.
“Gazeta filloi të dalë akoma gjatë vitit 1989. Që atëherë deri në fillimin e luftës në Ukrainë më 24 shkurt sivjet, botimi nuk ka ndaluar. Financimi për të sigurohej krejtësisht nga Ukraina, por lufta ndaloi çdo gjë” - tregon kryeredaktorja e saj Dora Kostova. Me të u takuam gjatë kohës së ardhjes së saj të parë në Bullgari që nga fillimi i veprimeve ushtarake. Numri i fundit të gazetës është shtypur më 19 shkurt dhe kap luhatjet sociale para përplasjes, si dhe ngjarje nga jeta kulturore e komunitetit bullgar në Ukrainë.
“Tanimë pritej se, është e mundur që të ketë luftë, por ne deri në fund nuk besonim. Në një sërë shkollash u organizuan mitingje, në të cilat bënin thirrje për paqe. Me një artikull special shënuam dhe Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtarë të cilën e festojmë në Ukrainë më 21 shkurt. Prekëm dhe temën për Shën Trifonin në vend, kur festohet Dita e Vreshtarit. Treguam historinë e Petër Gabes - një hebre, emigrant nga Ukraina, i cili u bë një personazh aktiv publik, publicist, babai i poeteshës Dora Gabe”.
Edhe pse e ndërpreu gazetën, Dora Kostova vazhdon të ndihmojë bullgarët dhe ukrainasit në nevojë. Ata e kërkojnë me një kërkesë për ndihmë në lidhje me emigracionin e tyre në Bullgari dhe vende të tjera evropiane.
“Redaksia e gazetës në Odes është kthyer në një pikë ndihme sociale. Telefoni im personal vazhdon të jetë një "linjë telefonike e zjarrtë" për pyetje që lidhen me evakuimin dhe procedurat në vende të veçanta. Dhamë dhe po vazhdojmë të japim akoma një ndihmë psikologjike për të gjithë ata që na kërkojnë në vend ose me telefon.”
Dhe kjo do të vazhdojë kështu derisa situata në Ukrainë i lejon ekipit të Dora Kostovës përsëri të botojë gazetën “Roden Kraj”. Ndërkohë botimi u prezantua në një ekspozitë speciale në Kuvendin Popullor, kushtuar mediave bullgare jashtë kufirit, të cilat, sipas të dhënave të Agjencisë Telegrafike Bullgare, ndaj këtij momenti janë 45 në 22 shtete.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: ua-bg.com, arkiv personal
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..