Pas izolimit të gjatë, kufizimeve dhe mënyrës uniforme të sigurt të jetës Vera 2022 na provokon gjithnjë e më shumë ta transferojmë jetën tonë të përditshme në paragrafin pas Covid. Dhe pavarësisht nga fakti se pandemia na kujton seriozisht për veten e saj, kurse parrezikshmëria dhe siguria në ngjarje publike ka marrë një kuptim tjetër, këtë sezon ngjarjet në natyrë janë ato të cilat mund të rikthejnë aventurën në përditshmen tonë. Dhe këtu ne nuk flasim vetëm për shfaqje vetëm nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Vetëm në një orë rrugë nga Sofja, gjendet qyteti i bukur Kjustendill, kurse në 15 minuta ecje në këmbë nga qendra e tij është parku Hisarllëka dhe kalaja mesjetare me të njëjtin emër nga epoka e antikitetit të vonë, e ndërtuar në fund të shekullit të 4 dhe në fillim të shekullit të 5 dhe e restauruar përpara disa vjetëve. Pikërisht në këtë pjesë të rrafshët më të lartë të kodrës, për të dytin vit radhazi, nga data 15 deri më 17 korrik, mbahet festivali i përjetimeve i të vegjëlve dhe të mëdhenjve – “Hisarllëka Expiriëns”.
“Fare nuk do të gënjejmë, nëse themi se ky qytet është shumë special - njerëzit, atmosfera, historia. Ajri është pothuajse magjepsës dhe prandaj ne jemi shumë të paduruar që përjetimi në Hisarllëka të përsëritet”, deklarojnë organizatorët nga Collective Crew. Sivjet “Hisarllëka Ekspiriëns” do të jetë 3 ditë të tëra dhe përsëri do të përfshijë një program të posaçëm muzikor, pavijone për ushqim dhe pije, ambiente për relaksim të stilit bohem për të rriturit dhe shumë argëtime për mysafirët e vegjël, na shpjegon Dimitër Borisov.
Sipas fjalëve të tij “Hisarllëka Ekspiriëns” ka lindur gjatë bisedave me hotelierë dhe restorantorë në Kjustendill, me të cilët bashkërisht kanë vendosur të tërheqin vëmendjen e të gjithë Bullgarisë ndaj këtij rajoni. Kurse zgjedhja e vendit të festivalit fare nuk është një rastësi.
“Kjo kala në veçanti është jashtëzakonisht interesante dhe vendndodhja është shumë e përshtatshme për këtë lloj eventi. E bëmë me sugjerim të “Shoqatës së Turizmit” dhe me mbështetjen e Bashkisë së Kjustendillit.Doli se, kalaja Hisarllëka nuk është shumë e vizituar prej turistëve, jashtë njerëzve nga qyteti Kjustendill. Ne mundohemi që ta ndryshojmë këtë fakt dhe ti provokojmë njerëzit nga i gjithë vendi të vijnë deri në Kjustendill dhe të kalojnë njëfarë kohe mes kureshtjeve të shkëlqyera dhe natyrës së rajonit. Të shëtisin nëpër vetë kalanë, ku mbi të ka një pishnajë shekullore, që ndihmon gjatë sëmundjeve me astmë dhe vështirësive të tjera të frymëmarrjes” – shpjegon Borisov.
Kjustendill nuk është vetëm ajër të pastër dhe banja mineraleNë fillim të muajit korrik ekipi i “Shoqatës së Turizmit” në Kjustendill organizoi një ngjarje, në të cilën bashkë me qytetarët dhe përfaqësuesit të administratës komentuan të tanishmen dhe të ardhmen e parkut “Hisarllëka”. Aksenti u vu pikërisht mbi mundësitë për përmirësimin e kushteve për sport dhe pushim dhe ruajtjen e trashëgimisë dhe të mjedisit natyror. Në fillim të vitit kryetari i bashkisë i qytetit Kjustendill Petër Paunov shpalli synimin e bashkisë të ndërtojë një teleferik me gjatësi prej rreth 2 kilometrave, i cili të lidh sheshin qendror të qytetit dhe kalanë mesjetare nga antikiteti i vonë në kodër. Një ide të ngjashme ka akoma nga koha përpara ndryshimeve demokratike në vendin tonë, por kryesisht për shkaqe financiare akoma nuk është realizuar. Një pajisje e ngjashme do të jetë një atraksion i vërtetë për njërin prej qyteteve më të vjetër në territorin e Bullgarisë së sotme, mendojnë nga administrata e bashkisë. Përpiloi: Vesella Krësteva/në bazë të intervistës së Jana Spiridonovës, BNR-Radio Sofia
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/hisarlakaexperience
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..