Folklori tradicional i Bullgarisë Perëndimore do të oshtijë lëndinat pranë Manastirit “Shenjtor Kozma dhe Damjan” në afërsi të fshatit Giginci, në rajonin e qytetit Breznik. Herën e katërt me radhë Tubimi Folklorik “Në zemrën e Graovos” do të jetë një skenë për shfaqjen e interpretuesve, ekzekutuesve dhe grupeve profesionistë dhe amatorë që interpretojnë kryesisht folklorin e rajonit Graovo, me pjesëmarrje të veçantë të Ansamblit “Filip Kutev”.
Blegtoria është mënyra kryesore e jetesës në rajonin e Graovos (kështu njihet territori i luginës përreth qyteteve Breznik dhe Pernik në pjesën perëndimore të Bullgarisë) dhe pronarët e racave vendase do t’i tregojnë arritjet e tyre me kafshët më të mira nga tufat e tyre. Prodhues vendas të bulmetrave do të demonstrojnë gamën e pasur të prodhimit të tyre dhe bletarët nga rajoni do të ofrojnë mjaltë organik.
Mysafirët e manastirit do të mund të marrin pjesë në Punishten “Tingulli i Kambanave” dhe do të provojnë vetë se si bien kambanat e manastirit.
Ideja është që ngjarja të ringjallë frymën e gëzimit kombëtar, takimet familjare, festat e fshatit - siç mblidheshin bullgarët në të kaluarën, por edhe për të mbështetur turizmin në rajonin e qytetit Pernik.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është një pjesë e pandashme e traditave kulinarike të turlaqëve – një grup etnik që është shpërndarë në..
Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar..
Ushqimi ritual është pjesë e pandashme nga sistemi ritual i bullgarit. E në kalendarin e fshatit bullgar më shumë se një shekull më parë, ushqimi me mish ka qenë rrallë, në përgjithësi 4-5 herë në vit – Krishtlindje, Shën Gjergji, Shën Pjetër dhe peshku..