Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada Ndërkombëtare e Gjeografisë

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësit bullgarë fituan 3 medalje argjendi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjeografisë. Dy nga medalistët - Daniell Dimitrov nga klasa e 11-të dhe Mihaill Paskalev nga klasa e 10-të - janë maturantë nga shkolla e matematikës "Dr. Petër Beron" në Varna, dhe i treti - Denis Urumov, është në klasën e 11-të në Shkolla e 91 të mesme të gjuhës gjermane “Prof. Konstantin Gëllëbov” në Sofje.

Kjo është performanca e dytë më e fortë e skuadrës në historinë 20-vjeçare të pjesëmarrjes bullgare, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Një numër rekord shtetesh morën pjesë në konkursin online, me gjithsej 54 skuadra.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik në Sofje

Universiteti Teknik i Sofjes ofron arsim në 4 gjuhë

Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..

botuar më 25-02-12 8.16.PD
Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD