Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1640 të sapo infektuar me koronavirus

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 1640 raste të reja me koronavirus nga 6768 teste të kryera. 24 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 62 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër Covid.

Në spitale trajtohen 856 pacientë, 41 prej të cilëve në reparte intensive. 75 për qind nga 130 të sapo pranuarit nuk kanë vaksina kundër koronavirusit.

6 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. U shëruan 661.

Rastet aktive janë 16 399.

Ditën e enjte u administruan 3781 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 063 625 persona me imunizimin e përfunduar. 27 116 prej tyre kanë një dozë të dytë përforcuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 60 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 60 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD