Frymëmarrja e gazit të parajsës është një modë që, me fluturimet e saj joshëse, pavarësisht dhe kalimtare përtej realitetit, po magjeps gjithnjë e më shumë adoleshentë.Por, del se loja e tyre fare nuk është padëmbshme.
Kur ka mungesë totale të oksigjenit në trup, indi nervor është më i prekuri, pasi ka pak mundësi për rigjenerim.“Nuk ka organ apo ind që nuk vuan – sidomos gjatë një përdorimi ekstrem”, thotë doktori Jasen Grozev.
Ai largon keqkuptimin se thithja e gazit të parajsës pak nga pak nuk përbën një rrezik serioz.Për shembull, mund të arrihet deri në dëmtime afatgjatë në sistemin hematopoietik dhe, si rezultat përfundimtar, pacienti humbet koordinimin, aftësinë për të qëndruar në këmbë, ecje të qëndrueshme.
Rezulton se, balonat e gazit të parajsës shiten lirisht dhe ligjërisht, dhe shpërndarja e tyre është pothuajse e rrufeshme.Në të njëjtën kohë, nuk ka kontroll - as policia dhe as inspektorati shëndetësor nuk kryejnë inspektime.
Plovdivi është një nga qytetet, që gdhihet me shishe të çrregullta, të hedhura në parqe dhe vende të tjera publike.Ndaj specialistët pranë Këshillit Bashkiak për Substancat Narkotike kanë marrë përsipër detyrën t'u shpjegojnë prindërve simptomat dhe dëmet e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikopative, duke përfshirë këtu gazin e parajsës, si dhe gjatë vitit shkollor të mbajnë leksione për nxënësit.
“Oksidi nitrik është shumë më toksik nëse kombinohet me alkool, gjë që ndodh shpesh në bare, ose me substanca të tjera narkotike dhe psikopative, duke përfshirë pijet energjike të preferuara nga shumë të rinj -e drejton vëmendjen psikologja Daniella Dimitrova, e cila punon mbi programin e Bashkisë së Plovdivit. - Kur gazi i parajsës thithet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kapsula, në vend se nga balona, ndikimi i tij është shumë më i madh. Përveç kësaj, këto kapsula shpesh janë të lira dhe janë një import i pa rregulluar nga Kina. Është saktësuar se, ato përmbajnë grimca pluhuri dhe mbetje vajore, të cilat mungojnë nga ato të blera nga burime me reputacion për përdorim në mjekësi ose në industrinë ushqimore”.
Ministrja ekonomike në dorëheqje Kornelia Ninova njoftoi se, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve po fillon kontrolle 24 orësh nëpër diskoteka, restorante, bare, si dhe në rrjetet sociale të shitjes online të gazit të parajsës.
“Aty ku saktësohet se një gjë e tillë rastis, do të nxirret një akt i ndalimit të përkohshëm të shitjes-deklaroi ajo. Ai që nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet me 25 mijë leva. Dhe meqenëse nuk kemi një kuadër normativ, e luta grupin parlamentar të “Partisë Socialiste Bullgare për Bullgarinë” deri për disa orë për të futur një ndryshim me dy fjalë në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, që mund të shpëtojnë jetën e shumë fëmijëve. Në këtë mënyrë ndaj tekstit për ndalimin e shitjes së cigareve dhe alkoolit do të shtohet dhe shitja e gazit të parajsës”.
Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistave të BNR-“Horizont” dhe BNR-Plovdiv/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: vita.bg, freepik, pexels, BNR-Plovdiv, BGNES
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..
Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet..
Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar..
Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e..