“Dy sy të gëzuar – rreze të diellit,
ndriçojnë gjithë tokën dhe sjellin dashurinë...
Dy duar të buta...më përqafojnë...
Dhe ëndrra ime bëhet realitet...
Po nis një aventurë me një anije,
udhëtimin e ëndërruar nëpër botë...”
Ky është një fragment nga teksti i këngës “Udhëtimi rreth botës” e cila është pjesë e projektit “Xhaz bashkëkohor me lirikë bullgare”. Pjesë e tij është edhe “Gjurmët në rërë”, të cilin ju prezantuam pak kohë më parë.
Projekti realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”. Xhaz bashkëkohor me lirikë bullgare” u krijua së bashku nga Veleka Cankova - këngëtare, autore e teksteve dhe bashkautore e muzikës dhe trumbetari i njohur, kompozitor dhe aranzhues Mihaill Josifov.
Në grup luajnë edhe Atanas Popov - bateri, Shibil Benev - kitarë dhe piano, Dimitar Karamfilov - bas.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR