Për herë të parë në qytetin Stara Zagora, po zbulojmë një objekt varrimi në shkallë të tillë – tha Petar Kallçev, drejtor i Muzeut Historik Rajonal në qytet, për BNR Stara Zagora në lidhje me gjetjen arkeologjike nga koha e Augusta Trajana antike. Ajo u zbulua aksidentalisht gjatë punimeve të riparimit hidraulik në qytet.
Vendi, i cili ka tërhequr vëmendjen e historianëve, përfshin një faltore dhe një varr në të cilin supozohet të jetë vendosur një martir ose banor i hershëm i krishterë i qytetit antik. Pozita e lartë që ky njeri mbante në shoqëri tregohet nga fakti se për ndërtimin e varrit u investuan shumë mjete. Historianët e datojnë objektin midis shekujve II dhe III pas Krishtit. Kanë për t’u analizuar eshtrat nga një antropolog, i cili do të përcaktojë numrin e saktë të trupave në varr. Në dhomë u zbuluan një pjesë e një gjerdani ari, një kuti bizhuterish prej bronzi, enë qelqi për ruajtjen e lëngjeve aromatike, si dhe një filxhan qeramike me një dekorim të veçantë.
Pas restaurimit dhe konservimit, objekti do të jetë i hapur për banorët dhe mysafirët e qytetit.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..
Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..
“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..