Më shumë se 10 për qind e përbërjes së Forcave të Armatosura të Bullgarisë janë pensionistë. Kjo duket nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Mbrojtjes në dorëheqje Dragomir Zakov drejtuar deputetit të “Bullgarisë Demokratike” Martin Dimitrov.
Në Forcat e Armatosura të Bullgarisë shërbejnë 4107 pensionistë. 3153 prej pensionistëve punojnë në mbrojtje prej më shumë se 5 vitesh. Janë 1325 pensionistë me grada ushtarake aktive, të tjerët janë të punësuar si ekspertë civilë.
Përbërja numerike e forcave të armatosura të Bullgarisë është rreth 40 000 njerëz dhe shifrat e sakta janë të klasifikuara. Ushtria drejtpërsëdrejti është rreth 20 000 njerëz. Sipas të dhënave të fundit të prezantuara nga Zakov, në ushtri janë rreth 7 mijë pozita të lira, shkruan portali dnevnik.bg.
Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin – sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë,..
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit Shtetëror të Podgoricës. Më parë, Zheljazkov vuri..
Organizatat "Greenpeace - Bullgaria" dhe "Për Tokën" njoftuan se po paraqesin një ankesë në Komisionin Evropian për shkeljet sistematike të standardeve mjedisore nga katër termocentralet me qymyr - "Bobov Doll", "Brikel", "Republika" në Pernik dhe..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7%..
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për..
Rusia mbetet kërcënimi më i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për sigurinë tonë, së bashku me terrorizmin. Kjo u deklarua nga Zëvendës Sekretarja e..