"Bullgaria ka potencial të madh. Këtë e pashë vetë në Sofje, ku takova shumë të rinj të talentuar me ide të reja dhe optimizëm të madh për të ardhmen. Çështja kryesore është të kapërceni atë që ju pengon në rrugën drejt prosperitetit”. Këtë e ka thënë në një intervistë për “Dnevnik” kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas saj, për të kapërcyer problemet, vendi ynë duhet të forcojë kapacitetet institucionale, të kryejë reforma strukturore dhe të investojë me inteligjencë.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..