Unë jam 100 për qind i sigurt se agjentët rusë qëndrojnë pas shpërthimit në deponë time, tha tregtari bullgar i armëve Emilijan Gebrev për gazetën “Guardian”. Ai thotë se shpërthimi i 31 korrikut pranë qytetit Karnobat ishte një tjetër sulm ndaj tij nga agjentët e inteligjencës ushtarake ruse.
“Nuk ka mundësi që ky të ishte një aksident, nuk kishte asgjë në ndërtesë që mund të shpërthente pa ndërhyrjen e jashtme”, tha në një intervistë telefonike Gebrev, për të cilin supozohet se ishte helmuar me një agjent nervor nga grupi” Noviçok” në vitin 2015. .
“Sido qoftë arsyeja, padyshim Gebrev ka bërë armiq të fuqishëm në Rusi. Midis viteve 2011 dhe 2020, pati shpërthime në 4 objekte të lidhura me të. Në vitin 2021, Bullgaria dëboi një diplomat rus të dyshuar në lidhje me shpërthimet dhe i bëri thirrje Moskës që të ndihmojë në hetim, shkruan botimi i cituar nga BTA.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..