Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja miratoi programin bullgar për zhvillimin e burimeve njerëzore

Foto: Pixabay

Programi "Zhvillimi i burimeve njerëzore" 2021-2027 është miratuar nga Komisioni Evropian dhe është i pari në Bullgari që merr "dritën jeshile" nga Brukseli, njoftoi Ministria e Çështjeve Sociale. Buxheti i programit është mbi 1.9 miliardë euro, të cilat duhet të mbështesin mbi 740 000 punëtorë për të rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Programet synojnë përfshirjen e plotë në tregun e punës të grupeve më vulnerabël të shoqërisë – të të papunëve, personave me aftësi të kufizuara, të atyre që jetojnë në varfëri, të përfaqësuesve të komunitetit rom.

Gjithashtu do të zbatohen masa për informimin dhe motivimin e të rinjve joaktivë, duke i përfshirë ata në lloje të ndryshme punësimi – praktika, trajnime dhe mbështetje në vendin e parë të punës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD