Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.
Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.
Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic TeamForhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e..