Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.
Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgasModë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..