Kombet e Bashkuara shpresojnë që sulmet në termocentralin bërthamor në Zaporozhie në Ukrainë do të ndalen dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të ketë akses në termocentral, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Antonio Guterres.
Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt ndërsa Rusia po bombardon termocentralin bërthamor të Zaporozhies, komentoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një adresë video. Në rast se ndodh diçka e pariparueshme askush nuk do ta ndalë erën që do të largojë ndotjen radioaktive”, tha Zelenski në një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Natën e 8 gushtit, forcat ajrore ukrainase nisën sulme të reja kundër urës strategjike Antonovski, të cilën rusët po përpiqen ta riparojnë. Ura e digës në hidrocentralin Kahovka u sulmua gjithashtu, njoftoi Komanda Operative e Jugut. Raketat HIMARS u përdorën për të goditur pozicionet ruse dhe magazinat ushtarake në krye të urës në bregun e djathtë të lumit Dnieper në rajonin Herson. U sulmuan 7 vendbanime, më masivet ishin sulmet kundër qendrës së transportit dhe logjistikës Melitopol.Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..