Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria ukrainase ka goditur përsëri dhe prerë urat mbi Dnieper

Foto: EPA/BGNES

Kombet e Bashkuara shpresojnë që sulmet në termocentralin bërthamor në Zaporozhie në Ukrainë do të ndalen dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të ketë akses në termocentral, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Antonio Guterres.

Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt ndërsa Rusia po bombardon termocentralin bërthamor të Zaporozhies, komentoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një adresë video. Në rast se ndodh diçka e pariparueshme askush nuk do ta ndalë erën që do të largojë ndotjen radioaktive”, tha Zelenski në një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Natën e 8 gushtit, forcat ajrore ukrainase nisën sulme të reja kundër urës strategjike Antonovski, të cilën rusët po përpiqen ta riparojnë. Ura e digës në hidrocentralin Kahovka u sulmua gjithashtu, njoftoi Komanda Operative e Jugut. Raketat HIMARS u përdorën për të goditur pozicionet ruse dhe magazinat ushtarake në krye të urës në bregun e djathtë të lumit Dnieper në rajonin Herson. U sulmuan 7 vendbanime, më masivet ishin sulmet kundër qendrës së transportit dhe logjistikës Melitopol.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Taksat nuk do të rriten, kursi lev-euro nuk do të ndryshojë

Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..

botuar më 25-02-04 5.43.MD

Investitorët zviceranë janë të interesuar për qendrat e zhvillimit në Bullgari

Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..

botuar më 25-02-04 4.24.MD

Sektori i verërave paralajmëron për mungesë kuadrosh

Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..

botuar më 25-02-04 3.58.MD