“Të gjithë kërcejmë në Hënë.
Ndihem tmerrësisht i vetmuar në Pluton.
Në Saturn nuk jemi të ftuar të këndojmë...
Ne jemi numër një në Jupiter – “Jupiteri Shtatë!”
Këtë shëtitje të këndshme nëpër hapësirë ia detyrojmë grupit “Jupiter 7”, ndërsa vjershat janë nga kënga e tyre e re “Sa e dua”. Grupi ka rreth një vit që ekziston. Një nga paraqitjet e tij të para ishte në Festivalin e Jazz-it në Bansko në vitin 2021. Dhe pak ditë më parë morën pjesë në Festivalin e Arteve në Koprivshtica. Interpretuesit e rinj janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Disa prej tyre e përfunduan me sukses arsimin e tyre këtë vit, ndërsa disa të tjerë do ta mbarojnë shkollën vitin e ardhshëm. Të gjithë kanë një arsim klasik dhe për këtë arsye është logjike të supozohet se "Jupiteri" vjen nga titulli i Simfonisë Nr. 41 të Mozartit. “Jupiter 7” quhet një nga baladat e tyre, e cila u pëlqen shumë. Ata kanë edhe 5 ose 6 këngë origjinale dhe shpresojnë t'i regjistrojnë së shpejti.
Siç do ta dëgjoni edhe vetë, kënga e tyre e re “Sa e dua” është shumë e këndshme, verore dhe dinamike. Në video, së bashku me interpretuesit nga grupi, marrin pjesë shokët e klasës dhe miqtë e tyre - gjithashtu nga Shkolla Kombëtare e Muzikës “Ljubomir Pipkov”.
Muzika, teksti dhe aranzhimi janë të Neo Kurtevit - kitarë dhe vokal, dhe babait të tij Krasi Kurtev nga grupi "Akaga".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..